1.5 C
Tiranë
Thursday, January 16, 2025
spot_img

Operacioni “Games of Chance”, Kapen 11 persona për lojëra të paligjshme në Tiranë

 

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Games of Chance”, duke shkatërruar një aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë kapur në flagrancë pronarin e një lokali dhe 11 shtetas të tjerë, të cilët ishin duke luajtur lojën e ndaluar “Poker”.

Shtetasi J. S., 31 vjeç, që ishte pronar i lokalit në rrugën “Besim Alla”, u arrestua për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”. Po ashtu, ndaj 11 personave të tjerë u nisi procedim penal për organizimin e lotarive të palejuara.

Gjatë kontrollit në lokal, u sekuestruan prova materiale, përfshirë një tavolinë për lojën “Poker”, valixhe me çipsa, shuma parash dhe një celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT