15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Operacioni “Grudë e Re” në Shkodër: Arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Grudë e Re”, pasi dyshohet se ka ndihmuar një person të përfshirë në një konflikt me armë zjarri.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i shpallur më herët në kërkim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kishte lëshuar urdhër ndalimi ndaj tij për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet rezulton se më 16 janar 2026, i riu dyshohet se ka transportuar me automjet shtetasin E. K., i cili u përfshi në një konflikt për motive të dobëta me shtetasin A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës”, ku dyshohet se është përdorur armë zjarri, fatmirësisht pa pasoja në njerëz.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve hetimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...