14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni i gardës civile në Spanjë: Goditet grupi kriminal shqiptar të përfshirë në kultivimin e marijuanës

Në kuadër të operacionit të quajtur “Lomas”, agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë ndërmarrë një goditje të rëndë kundër një grupi kriminal shqiptar të përfshirë në kultivimin e marijuanës në ambiente të mbyllura në Alhaurín el Grande. Hetimi filloi në vitin 2023 dhe çoi në zbulimin e një plantacioni të madh, i lidhur ilegalisht me rrjetin elektrik.

Agjentët konfirmuan ekzistencën e plantacionit në dy banesa të ndryshme, ku zbuluan 795 bimë të mëdha marijuane dhe rreth 4.7 kilogramë sytha të përgatitura për shitje, të paketuara me vakum. Instalimi i sofistikuar i plantacionit vlerësohet në më shumë se 20,000 euro.

Gjatë operacionit, u arrestuan dy persona me origjinë shqiptare dhe një person me origjinë çeke. Ata akuzohen për anëtarësim në organizatë kriminale, trafik droge dhe mashtrim me energjinë elektrike. Autoritetet gjyqësore kanë urdhëruar burgim për dy prej të arrestuarve, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht detajet e veprave kriminale të grupit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...