15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Operacióni i Policisë në Spanjë: Dy Shqiptarë arrestohen për kultivim maujuane, u kapen nga energjia elektrike

Agjentët e Drejtorisë së Policisë së Aragonit në Spanjë kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 25 dhe 35 vjeç, si autorë të dyshuar të krimit të trafikut të drogës dhe mashtrimit me energjinë elektrike. Ky operacion filloi në nëntor, kur policia mori informacion për një magazinë droge në qytetin Cuarte de Huerva.

Hetimi zbuloi se brenda magazinës ishte krijuar një fabrikë e sofistikuar për kultivimin e marijuanës, e cila ishte modifikuar për të ofruar kushtet ideale për rritjen e bimëve. Dhomat e magazinës ishin të pajisura me sisteme për kontrollin e lagështisë, ajrit të kondicionuar, ventilim dhe ndriçim, që siguronin korrje të shumta gjatë vitit. Katër dhoma ishin të dedikuara për kultivimin e marijuanës, me bimë shumë të larta, disa prej të cilave kalonin dy metra gjatësi dhe ishin gati për të u mbledhur.

Përveç kultivimit të marijuanës, objekti ishte lidhur në mënyrë të paligjshme me furnizimin me energji elektrike, duke përdorur lidhje të sofistikuara për të evituar matjen e konsumit. Si pasojë, të arrestuarit akuzohen jo vetëm për kultivim dhe përpunim të marijuanës, por edhe për mashtrim me energjinë elektrike.

Pas kontrolleve në objekt, u sekuestruan mbi gjysmë ton bimë marijuanë. Dy të arrestuarit, të cilët ishin banorët e magazinës, u paraqitën për hetim në gjykatën e Zaragozës dhe u vendos ndalim të përkohshëm për ta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...