18.5 C
Tiranë
Thursday, April 9, 2026
spot_img

Operacioni i SPAK, Berisha: “U arrestuan ushtarët kurse bosët u larguan pasi u njoftuan për në drejtime të paditura”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për operacionin e SPAK. Në konferencën e përjavshme me gazetarët ai e ka cilësuar atë si blof, duke shtuar se u kapën vetëm ushtarët dhe “bosët” janë ende në arrati.

“Nga 32 urdhër arresti u arrestuan ushtarët kurse bosët u larguan pasi u njoftuan për në drejtime të paditura. Pse them unë që u njoftuan.

Unë nuk kam të dhëna se morën mesazhe apo telefonata nga policia apo prokuroria. Një të dhënë e kanë të gjithë shqiptarët. Disa ditë më parë u bë publike se Dumani një vrasës serial është bërë i penduar. Ata që kishin bërë porosi te Dumani sigurisht morën arratinë dhe u zhdukën”, deklaroi Berisha.

Në vend që si kryeministër të denonconte lajmin që u bë publik. Nuk ka nevojë t’u çosh SMS apo t’i marrësh me telefonin me kartë. Mjafton lajmi që Dumani është penduar. Ajo që e përforcon 100% këtë është deklarata e djeshme e kreut të SPAK se Dumani nuk është i penduar i drejtësisë.

Unë këtë deklaratë e marr për të vërtetë sepse nuk mund të gënjejë në këtë mënyrë. Ky është një akt kriminal. Nuk ka kush ta hetojë. Sepse kur kreu i SPAK thotë që nuk ka dekonspirim do të thotë që nuk ka hetim. Ai e di që qeveritarët qëndrojnë pas banditëve. Janë shumë të qarta këto”, tha Berisha

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Champions League – PSG mposht Liverpool 2-0 në ndeshjen e parë të çerekfinales

0
Paris Saint-Germain arriti një fitore të rëndësishme ndaj Liverpool-it në “Parc des Princes”, duke marrë avantazh të dukshëm para sfidës së kthimit në “Anfield”. Ndeshja...

Porti i Durrësit: 9 vjet, 3 kompani dhe një projekt i bllokuar që rrezikon...

0
Plani për ta shndërruar Portin e Durrësit në marinën më të madhe turistike në Europë nisi në vitin 2015, pas një vizite të kryeministrit...

Armëpushimi i brishtë mes SHBA-së dhe Iranit: A do të kthehet në paqe apo...

0
Tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, edhe pas arritjes së armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërmjetësuar nga Pakistani. Lajmi...

“Nuk i ndaloi policisë” – Përplaset me makinë të parkuar në Fier, shoferi dërgohet...

0
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, në zonën e unazës lindore, pasi një drejtues mjeti nuk iu bind urdhrit të policisë...

“Furnizuesi kryesor i rrjetit të drogës” – Shqiptari arrestohet në Barcelonë për trafik kokaine...

0
Një 28-vjeçar shqiptar, Enri Hardolli, është arrestuar nga autoritetet spanjolle në Barcelonë, pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik kokaine. Sipas mediave...