8.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Operacioni i SPAK – GJKKO lë në fuqi “arrest me burg” për 7 të dyshuar për trafik droge dhe korrupsion

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për 7 personat e arrestuar të premten gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar nga SPAK dhe strukturat e Policisë së Shtetit, në kuadër të një hetimi për një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafik ndërkombëtar kokaine dhe korrupsion.

Të arrestuarit janë:
• Arjan Gjata
• Vilson Roçi
• Musa Gjikola
• Akil Alushi
• Jani Meçja
• Selami Lushkaj
• Erjon Dani – ish-efektiv i lartë i Policisë së Shtetit

Sipas hetimeve të SPAK, këta shtetas janë të dyshuar për trafikimin e rreth 3.8 ton kokainë, nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe për përfshirje në korrupsion aktiv ndaj funksionarëve publikë.

Në veçanti, ish-efektivi Erjon Dani dyshohet se ka abuzuar me aksesin në sistemin TIMS, duke nxjerrë të dhëna sensitive dhe duke i vënë në dispozicion të grupit kriminal, duke ndihmuar në shmangien e kontrolleve policore dhe ndjekjen e lëvizjeve të personave të interesit.

Gjatë operacionit u arrestua edhe një person i tetë në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje, i cili do të gjykohet veçmas në Gjykatën e Tiranës, pasi nuk ishte pjesë e hetimit të filluar nga SPAK.

Hetimet janë në vazhdim dhe burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se 5 persona të tjerë janë në kërkim, ku dyshohet se 2 ndodhen në Dubai, ndërsa 3 të tjerë në vende të BE-së, mes tyre edhe organizatorë të dyshuar të rrjetit kriminal.

SPAK ka kërkuar bashkëpunim ndërkombëtar për identifikimin dhe ekstradimin e tyre. Ndërkohë, hetimet janë zgjeruar edhe për të identifikuar lidhje të mundshme me zyrtarë të përfshirë në mbështetje logjistike dhe penale të aktivitetit kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...