11.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Operacioni “Last rent” – Arrestohet inspektor policie dhe një shtetas tjetër, akuzohen për fshehje provash

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka vënë në pranga inspektorin E. P., me detyrë oficer patrulle në Komisariatin e Policisë Nr. 4 në Tiranë, si dhe shtetasin E. D., banues në Tiranë.

Të dy akuzohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se kanë tentuar të fshehin prova materiale lidhur me arrestimin e vëllait të inspektorit, i ndaluar më 5 korrik 2025 për akuzën “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka vendosur ndaj tyre masat e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...