5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni “Metoda”/ Arrestohet 20-vjeçari i shpallur në kërkim, tentoi të trafikonte armë drejt Britanisë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një tjetër të dyshuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Metoda”, i cili ka në fokus goditjen e tentativave për trafikim armësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan R. A., 20 vjeç, i shpallur më parë në kërkim. Hetimet tregojnë se ai, në bashkëpunim me J. S. dhe S. M. – të cilët u arrestuan një ditë më parë – tentuan të trafikonin një armë zjarri, të ndarë në pjesë dhe të fshehur brenda një televizori, me destinacion përfundimtar Mbretërinë e Bashkuar.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën të ditur:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 vunë në pranga shtetasin R. A., 20 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Metoda’. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit J. S. dhe S. M. (të arrestuar ditën e djeshme), kanë tentuar të trafikojnë një armë zjarri, të cilën e kishin ndarë në pjesë dhe e kishin fshehur brenda një televizori, me qëllim dërgimin në Angli.”

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...