11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Operacioni ndërkombëtar “The Wanted” – Arrestohen dy shqiptarë të kërkuar nga drejtësia

Në kuadër të një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre të huaja, janë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të akuzuar për vepra të ndryshme penale në Shqipëri.

Operacioni me emrin “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, çoi në arrestimin në Greqi të shtetasit shqiptar N. K., alias N. T., 34 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 Gjykata e Matit i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e kultivimit të kanabisit në një parcelë në Njësinë Administrative Ulëz.

Ndërkohë, në një tjetër operacion në Itali, në Milano, është arrestuar shtetasi shqiptar O. J., alias O. Ç., 44 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier kishte dhënë një dënim me 6 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”. Pas kapjes, autoritetet italiane finalizuan edhe procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Policia e Shtetit njofton se operacione të tilla do të vijojnë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe garantimit të drejtësisë, pavarësisht vendndodhjes së personave të shpallur në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...