10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Operacioni “Nearby” në Tepelenë: Tre të rinj në pranga për vjedhje automjeti dhe drogë – Sekuestrohen armë të ftohta dhe lëndë narkotike

Policia e Tepelenës, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Nearby”, duke arrestuar tre të rinj të dyshuar për vjedhjen e një automjeti dhe posedim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni u ndërmor pas hetimeve të drejtuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për zbardhjen e një vjedhjeje të ndodhur më 26 maj 2025.

Të arrestuarit janë:
• K. P., 24 vjeç
• F. H., 18 vjeç
• Një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë

Hetimet kanë zbuluar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur automjetin e shtetasit F. C., banues në Tepelenë, dhe më pas e kanë shitur në qytetin e Gjirokastrës. Automjeti i vjedhur është lokalizuar dhe sekuestruar nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit në automjetin e njërit prej të ndaluarve, konkretisht në mjetin e F. H., policia ka sekuestruar:
• Një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar Cannabis Sativa
• Dy grirëse për përpunimin e drogës
• Dy armë të ftohta (thika)

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore. Policia thekson se hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve dhe për identifikimin e ndonjë bashkëpunëtori tjetër të mundshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...