10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Operacioni “Operacionalja 45” – Arrestohet në Shqipëri 28-vjeçari i kërkuar nga Spanja për kultivim kanabisi dhe vjedhje energjie

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle, si pjesë e një sërë operacionesh të suksesshme të ndërmarra nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale.

Operacioni i koduar “Operacionalja 45” u zhvillua në aksin rrugor “Vau i Dejës–Shkodër”, ku u kap shtetasi E. K., lindur në Shkodër, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Barcelonës me masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike me llamba dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet INTERPOL Tirana dhe INTERPOL Madrid, në kuadër të koordinimit të informacionit mes partnerëve ndërkombëtarë të rendit.

Policia shqiptare njofton se po punohet për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 28-vjeçarit drejt Spanjës, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...