10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni policor i koduar “Mesnata”,arrestohet 44-vjeçari pasi vendosi tritol në një banesë

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vorës pasi vuri një sasi tritoli në oborrin e banesës së nëj shtetasi, me qëllim që ky i fundit të arrestohej.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari e la lëndën plasëse në banesën e 46-vjeçarit K.K dhe më pas njoftoi Policinë, me qëllim që pronari i banesës të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Sekuestrohen dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.

Njoftimi i policise:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.

La një sasi lënde plasëse (tritol) në oborrin e banesës së një 46-vjeçari, gjatë natës, dhe më pas njoftoi Policinë, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe vihet në pranga 44-vjeçari.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 44-vjeçari e la lëndën plasëse në banesën e 46-vjeçarit dhe më pas njoftoi Policinë, me qëllim që pronari i banesës të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Sekuestrohen dy kallëpe me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorë dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit se një shtetas mbante lëndë eksplozive në banesën e tij, menjëherë kanë organizuar operacionin policor të koduar “Mesnata”, për kapjen dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi S. M., 44 vjeç, banues në Prezë.

Pas kallëzimit se shtetasi K. K., 46 vjeç, mbante lëndë plasëse (tritol) në banesë, shërbimet e Policisë kanë ushtruar menjëherë kontroll dhe në oborrin e kësaj banese kanë gjetur të mbështjella në një qese plastmasi dy kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol, së bashku me fitilin ndezës, dhe dy detonatorë.

Pas deklarimit të shtetasit K. K. se nuk ishte ai poseduesi i lëndës plasëse, shërbimet e Policisë kanë kryer veprime hetimore nga të cilat ka rezultuar se lënda plasëse ishte vendosur në oborrin e kësaj banese, nga shtetasi S. M., me qëllim që 46-vjeçari, pronari i banesës, të ngarkohej me përgjegjësi penale, për mbajtje të lëndës eksplozive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy kallëpet me tritol, së bashku me fitilin ndezës, dy detonatorët dhe veshjet që ka mbajtur autori gjatë vendosjes së lëndës eksplozive.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...