17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni policor ‘Lokalizimi’: Kapet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në Mamurras

Operacioni policor i koduar “Lokalizimi” ka përfunduar me sukses në qytetin e Mamurrasit, ku një 19-vjeçar i kërkuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje është kapur. Pas një ndjekjeje dhe ndërhyrjeje profesionale nga Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë në Shkodër, shtetasi është i kapur, edhe pse kishte tentuar të iu largohej shërbimeve të policisë.

Në momentin e arrestimit, shtetasi është gjetur në posedim të një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.

Ky individ ishte në kërkim pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Operacioni është organizuar dhe finalizuar në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, ku shërbimet e policisë kanë vepruar bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore. Pas kapjes së shtetasit, materialet procedurale janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...