12.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Operacioni policor “Motoristi”/ Sekuestrohen rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, arrestohen në flagrancë 7 shtetas

Operacioni “Motoristi” çoi në pranga shtatë persona, të akuzuar si të përfshirë në veprimtarinë kriminale në fushën e narkotikëve.

Janë arrestuar shtetasit: Korab Cala, Anton Gjini, Onfred Dedja, Gerald Stema, Klejvis Metalla, Gernard Lala, Alfred Sefa.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me tre mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 mjetet dhe 12 aparate celulare.

Njoftimi i Policisë

Durrës

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Motoristi”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Sekuestrohen rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Arrestohen në flagrancë 7 shtetas.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas marrjes së informacionit se disa shtetas që po lëviznin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dispononin sende të kundërligjshme me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin e koduar “Motoristi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me 3 mjete të ndryshme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në njërin prej mjeteve u gjetën rreth 62 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohen autori dhe bashkëpunëtori

0
39-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta në lagjen nr. 6 në Kavajë. Sipas policisë, pas ndërhyrjes...

Horoskopi ditor, e Hënë, 23 Mars 2026

0
♈ Dashi Je në qendër të vëmendjes. Energjia është e lartë, por duhet të kontrollosh impulsivitetin, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Ndjen nevojë për qetësi dhe stabilitet....

Parashikimi I motit, e Hënë, 23 Mars 2026

0
Më 23 mars 2026, moti në Shqipëri paraqitet tipik pranveror, me ndryshime të lehta nga një zonë në tjetrën, por përgjithësisht i qëndrueshëm dhe...

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...