9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Operacioni Policor “Reset”: 7 të arrestuarit në Vlorë për drogën që do të nisej drejt Turqisë njihen me masën e sigurisë

Shtatë persona janë para gjykatës në Vlorë në kuadër të operacionit policor “Reset”. Të arrestuarit përfshijnë banorë nga fshatrat Trevllazër dhe Babicë, si dhe nga qyteti i Vlorës dhe Patosit. Ata do të njihen me masën e sigurisë, dhe prokuroria ka kërkuar arrest me burg duke i akuzuar për vepra të ndryshme penale, përfshirë “Kultivim të lëndëve narkotike”, “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar 500 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të paketuar në 34 boçe të ndryshme. Përveç drogës, janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, 4 automjete dhe 8 celularë. Autoritetet dyshojnë se droga ishte e destinuar për trafikim në shtetin turk. Në hetim, ka edhe persona të tjerë që janë shpallur në kërkim. Vendimi për masën e sigurisë pritet të merret gjatë ditës nga gjyqtarja Eranda Cufo.

Kanë mbërritur me në gjykatën e shkallës së parë në Vlorë, 7 të arresturit në kuadër të operacionin policor “Reset”.

Idriz Meminaj, 39 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Romir Meminaj, 49 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Emanuel Meminaj, 22 vjeç, banues në fshatin Trevllazër;

Nertin Gjoni, 39 vjeç, banues në fshatin Babicë;

Xhuljano Gjoni, 30 vjeç, banues në fshatin Babicë

Laurent Likaj, 37 vjeç, banuses në Vlorë

Altin Meçi, 50 vjeç, banues në Patos.

Ata do të njihen sot me masën e sigurisë.Prokuroria e Vlorës kërkon për të 7 të arrestuarit masën e sigurisë “Arrest me burg” ndërsa avokatët mbrojtës duan një masë më të lehtë sigurie. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Kultivim i lëndëve narkotike” “Trafikim i lëndëve narkotike” “Grup i strukturuar kriminal”. Vendimi pritet të jepet sot nga gjyqtarja Eranda Cufo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...

“Ora që Taulant Balla ka merituar”, Noka ironizon mbi dhuratën 30,500 dollarëshe

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me dhuratën luksoze që i është ofruar kreut të grupit...

“Do ishte më mirë të fliste privatisht”, vëllai i Rogertit reagon pas deklaratave të...

0
Xhulio, vëllai i banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka reaguar sot përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live” lidhur me deklaratat...

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

0
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare...