5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni “Secret Flat”/ Arrestohet 28-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtorja kineze për prostitucion

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin policor “Secret Flat”, duke goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit me shtetase të huaja. Në pranga ka rënë një 28-vjeçar, ndërsa bashkëpunëtorja e tij, një 51-vjeçare kineze, është shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezultoi se të dy kishin marrë me qira një apartament në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, të cilin e kishin përshtatur për aktivitet të paligjshëm prostitucioni. Në këtë ambient, ata shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës tre shtetase kineze, të cilave u siguruan strehim dhe klientë.

Në vijim të veprimeve procedurale, janë referuar në Prokurori materialet për veprën penale “Prostitucioni” në ngarkim të tre shtetaseve të huaja, identitetet e të cilave janë H. G., B. A. dhe L. M.

Ndërkohë, 28-vjeçari i arrestuar është identifikuar si F. S., banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur F. G., 51-vjeçare me kombësi kineze. Ata akuzohen për “Trafikim personash të rritur” dhe “Shfrytëzim për prostitucion”, të kryera në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...