10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Operacioni “Shkëmbimi”/ Shkon në 5 numri i të arrestuarve

Policia e Lezhës arrestoi një 20-vjeçar, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbimi”.

Me arrestimin e Florjan Përbiba, ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në këtë operacion policor.

Ky shtetas dyshohet se është bashkëautor me shtetasit O.K., E.Q., K.Sh. dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa .

Njoftimi i Policisë 

“Vijon operacioni “Shkëmbimi”. Shkon në 5 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni. Kapet dhe ndalohet 20-vjeçari për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike sherbimet e Policisë së D.V.P Lezhë, kanë ekzekutuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin : F.P.,20 vjeç, banues fshatin Simon, Mirditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve “, e kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është bashkëautor me shtetasit O.K.,E.Q.,K.Sh.dhe E.Gj., të cilët u arrestuan në flagrancë gjatë operacionit ” Shkëmbimi”, në mars 2021, në Rreshen, duke shkëmbyer 1.7 kg lëndë narkotike canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...