11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Operacioni “Shpirti”/ Skafistët e penduar rrëfejnë gjithcka dinin, “Kishte garanci e lidhje të forta në policinë e Vlorës për të…

Skafistët e penduar Mariglen Shusha dhe Donial Drolli, janë të njëjtët që kanë rrëfyer gjithçka dinin, edhe me fakte, edhe për ish zv.drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla. Ky i fundit do të dalë para gjykatës këtë të dielë, bashkë me 17 të arrestuarit e tjerë të operaiconit “Shpirti”, për t’u njohur me masën e sigurisë.

Drolli dhe Shusha kanë deklaruar se kreu i bandës së trafikantëve, që e quanin shkurt “Lani”, dhe njihet si Ilirjan Zaimi alias Duçollari, kishte garanci e lidhje të forta në policinë e Vlorës për të kryer aktivitetin kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë.

Të penduarit dhe bashkëpunëtorët e drejtësisë, kanë deklaruar se Ilirjan Balla, jepte garanci për pjesën tokësore të trafikut, pra nga kultivimi, magazinimi deri në momentin kur pakot me lëndë narkotike niseshin me skafe.

Ndërkohë, sipas Drollit dhe Shushës, zv. drejtori i Policisë së Vlorës ka qendruar bashkë me prokurorin Maksin Sota në shtëpinë me qira që paguhej nga Ilirjan Duçollari.

Mësohet se janë dhjetra përgjime e vëzhgime e foto të siguruara nga i penduari Shusha, gjithashtu i përfshirë në trafik droge e arrestuar nga italianët që sipas prokurorisë së Posaçme, SPAK, konfirmojnë faktin që Ilirjan Balla, ishte një ndër mbështetësit kryesorë e garantonte cështjen e trafikut të drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...