15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë: Sekuestrohen makina luksoze të vjedhura, procedohen dy persona

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon në Tiranë, ku autoritetet kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga jashtë vendit.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar katër automjete luksoze, me një vlerë të përllogaritur rreth 200 mijë euro. Sipas burimeve, njëri nga personat e përfshirë dyshohet se kishte sjellë në Shqipëri një mjet tip “Jeep” të vjedhur në Itali, me qëllim shitjen, ndërsa një tjetër kishte trafikuar një “Range Rover” të vjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se kanë trafikuar një automjet tip “BMW” të vjedhur në Gjermani dhe një “Seat Cupra” të vjedhur në Itali. Edhe këto mjete mendohet se do të hidheshin në tregun shqiptar.

Dy shtetas janë proceduar penalisht, ndërsa automjetet e sekuestruara janë marrë si prova materiale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrjetin dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...

Stuhia “Teresa” godet Ishujt Kanarie: Përmbytje, valë gjigante dhe kaos në fluturime

0
Stuhia e fuqishme “Teresa” ka përfshirë Ishujt Kanarie në Spanjë, duke sjellë reshje intensive, erëra të forta dhe borë në zonat malore të Tenerife,...

Ambasadori gjerman: Zbatimi i ligjit në Kosovë kyç për integrimin në BE, pa penguar...

0
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolf, ka theksuar rëndësinë e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet në të gjithë territorin e...

Studimi: Aktivitetet mendore mund të vonojnë Alzheimerin deri në 5 vite

0
Një studim i publikuar më 11 shkurt 2026 në revistën Neurology ka nxjerrë në pah rolin kyç të aktiviteteve mendore në vonimin e shfaqjes...