7.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Operacioni ‘Sundimi i Ligjit’: Kapet një tjetër lokal për lojërat e fatit, në pranga 30-vjeçarit

Administrimi i shpejtë i informacioneve nga inteligjenca policore ka çuar në zbulimin e një lokali të përshtatur për organizimin e lojërave të fatit në Fier, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Fier kanë kryer ndërhyrjen në ambientet e lokalit, i cili ndodhej në lagjen “15 tetori”.

Në rezultat të kësaj ndërhyrjeje, policia ka kapur në flagrancë dhe ka vënë në pranga shtetasin S. B., 30-vjeçar, banues në Fier. Gjatë kësaj operacioni janë sekuestruar 7 njesi kompjuterike, lexues dhe printer për biletat e lojërave, si dhe 41 bileta që shërbenin për lojën e fatit “Gara me qen”.

Shtetasi është akuzuar për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale janë dërguar te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. Hetimet vazhdojnë për zbulimin e të gjitha pjesëmarrësve në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...