1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Operacioni ‘Tempulli’: Arrestohet 25-vjeçari me 3 kilogramë cannabis sativa

Operacioni policor i koduar “Tempulli” vijon me sukses, duke çuar në pranga një 25-vjeçar, i identifikuar si Besnik Ndreca, për dyshime të prodhimit dhe shitjes së substancës narkotike cannabis sativa. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Lezhë kanë kryer një megaoperacion bazuar në informacione të siguruara nga inteligjenca policore.

Në fshatin Delbnisht, Kurbin, policia lokalizoi dhe ndali shtetasin Besnik Ndreca, i cili, pasi pa praninë e forcat policore, tentoi të fshinte një çantë. Pas kontrollit të saj, u zbuluan 3 kilogramë e 165 gramë lëndë të dyshuar narkotike, konkretisht cannabis sativa.

25-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Së bashku me të, u sekuestrua çanta me lëndë narkotike dhe një aparat celular, të cilat do të jenë pjesë e provave në procedurën gjyqësore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas do të transportonte një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim shitjen e saj, kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli”, për ndalimin e këtij shtetasi.

Në fshatin Delbnisht, Kurbin, është lokalizuar dhe ndaluar shtetasi B. N., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në anë të rrugës, një çantë brenda së cilës u gjetën 3 kilogramë e 165 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi B. N., 25 vjeç, banues në fshatin Delbnisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lënda narkotike dhe një aparat celular u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT