11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni “Tempulli”: Katër të arrestuar në Kavajë për shitjen e narkotikëve

Operacion i koduar “Tempulli” në zonën e Kavajës ka çuar në prangat e policisë katër persona të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike, veçanërisht në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë. Personat e arrestuar janë identifikuar si Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.

Operacioni ka qenë në vijim për disa javë dhe ka shënuar një hap të rëndësishëm në luftën kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Njoftimi:

Sekuestrohen 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes së lëndës narkotike cannabis sativa, në lokale, në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës, organizuan punën në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. D., 31 vjeç, Xh. H., 33 vjeç dhe Z. K., 23 vjeç;
-F. Gj., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit B. D., Xh. H. dhe Z. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike cannabis sativa.

Në total, për të dyja rastet u sekuestruan rreth 655 gramë lëndë narkotike cannabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...