5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Operacioni “The Friend” – Arrestohet 64-vjeçari që mashtronte qytetarët duke u prezantuar si mik i fëmijëve të tyre

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër mashtrimeve financiare. Komisariati i Policisë Nr. 1, nën drejtimin e Prokurorisë, ka kryer arrestimin e një 64-vjeçari të identifikuar si S. L., banues në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “The Friend”.

Sipas hetimeve të zhvilluara me metoda proaktive, shtetasi në fjalë përfitonte shuma të ndryshme parash, nga 500 deri në 1000 euro, duke mashtruar qytetarë të ndryshëm. Ai u paraqitej viktimave si “miku i fëmijëve të tyre që jetonin jashtë vendit”, duke fituar kështu besimin e tyre dhe duke i bindur të dorëzonin para.

Burime zyrtare bëjnë me dije se S. L. ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën veprimtari kriminale.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale. Policia vijon punën për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme dhe nxit qytetarët të denoncojnë çdo tentativë mashtrimi të ngjashme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...