10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Operacioni “Ura”/ Klodiana Lala: Adi Çoba ishte kreu i një nën-grupi në Itali, paratë vinin me autobus drejt Shqipërisë

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka zbuluar detaje të reja mbi figurat kyçe të përfshira në trafikun ndërkombëtar të drogës, të identifikuara nga hetimet e SPAK dhe Antimafias italiane në kuadër të operacionit “Ura”.

Sipas Lalës, një ndër emrat kryesorë është Adi Çoba, i cili dyshohet se drejtonte një nën-grup të trafikut të drogës në Itali, i lidhur ngushtë me grupin e Elvis Doçit, të njohur ndryshe si Visi i Pojës.

“Adi Çoba konsiderohet si kreu i një nëngrupe në Itali. Ai furnizohej nga grupi i Visit të Pojës dhe shpërndante sasi të mëdha të lëndëve narkotike. Përmes kompanive të tij, pastronte edhe paratë e përfituara nga ky aktivitet kriminal”, tha Lala.

Sipas saj, Çoba dispononte kompani aktive edhe në Shqipëri, përmes të cilave kryente përdorim të parave të pista, të cilat transportoheshin nga Italia në Shqipëri me autobusë të linjës. Në një ritëm prej 2-3 herë në javë, mbërrinin rreth 150 mijë euro, të cilat mblidheshin nga burri i mbesës së Xhevdet Troplinit, një tjetër figurë e njohur për autoritetet.

“Punohej me një grup të strukturuar shoferësh. Paratë investoheshin në fusha të ndryshme. Nëse janë investuar të gjitha, kjo mbetet për t’u hetuar nga autoritetet përkatëse”, shtoi gazetarja.

Një tjetër emër që përmendet është Nexhmedin Danaj, i cili dyshohet si personi që kryente transfertat financiare, ndërsa sipas hetimeve paraprake, një televizion kabllor që zotëron mendohet të jetë ngritur përmes të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Operacioni “Ura” është një nga aksionet më të rëndësishme të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Italisë, që ka çuar në goditjen e disa rrjeteve të trafikimit dhe pastrimit të parave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...