5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Opozita bllokon foltoren dhe pengon nisjen e sesionit të ri parlamentar për shkak të pjesëmarrjes së Belinda Ballukut

Që në nisje të sesionit të ri parlamentar, opozita ka ndërprerë seancën e planifikuar këtë pasdite, 19 janar, duke bllokuar foltoren dhe kabinetin e Kuvendit.

Teksa kryeparlamentari Niko Peleshi po mbante fjalimin, kryetari i PD, Sali Berisha, së bashku me deputetët opozitarë, u pozicionuan në foltore, duke akuzuar qeverinë dhe kabinetin Rama për pengmarrje të legjislaturës. Pamjet e transmetuara live tregojnë tensionin, me Berishën dhe deputetë të tjerë, përfshirë Gazment Bardhin, që ngritën tonet gjatë konfrontimit.

Për të parandaluar përshkallëzime të dhunshme si në sesionin e fundit të vitit 2025, Garda e Republikës rrethoi foltoren.

Shkak i bllokadës është pjesëmarrja në seancë e Belinda Ballukut, numrit dy të qeverisë, lidhur me procesin për heqjen e imunitetit të saj, kërkesë kjo e paraqitur nga SPAK dhe ende e pazgjidhur nga Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve. Opozita ka kërkuar prej ditësh që ky Këshill të mblidhet, por sipas saj nuk ka pasur progres.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...