9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Opozitarët shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës”,zyra e kryeministrit në Kosovë bën lajmërimin zyrtar

Zyra e Kryeministrit ka dalë me komunikatë për takimin që pati sot kryeministri Kurti me krerët e opozitës.

Në njoftim thuhet se opozitarët shprehen mbështetjen ndaj Qeverisë për respektimin e ligjshmërisë në të gjithë Republikën e Kosovës, por nuk u përmend edhe kundërshtia e tyre për çështjen e raporteve me aleatët ndërkombëtarë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas ftesës së dërguar liderëve të subjekteve opozitare parlamentare, ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shoqëruar nga Bedri Hamza; kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, shoqëruar nga Lutfi Haziri, si dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shoqëruar nga Ardian Gjini. Në këtë takim të ftuar pas zhvillimeve të fundit në vend e sidomos në veri të vendit, u diskutua për situatën aktuale në Republikën e Kosovës”, thuhet ne njoftim.

Kryeministri Kurti theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, ligjshmërisë, kushtetutshmërisë, paqes dhe sigurisë dhe se është në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallim, njofton ZKM.

“U theksua aleanca me partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e NATO-n dhe komunikimi e bashkërendimi në shërbim të paqes, e në ruajtje të rendit publik dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti i falënderoi liderët e partive opozitare që iu përgjigjen pozitivisht ftesës për takim dhe diskutim”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...

“Ora që Taulant Balla ka merituar”, Noka ironizon mbi dhuratën 30,500 dollarëshe

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar përmes rrjeteve sociale lidhur me dhuratën luksoze që i është ofruar kreut të grupit...

“Do ishte më mirë të fliste privatisht”, vëllai i Rogertit reagon pas deklaratave të...

0
Xhulio, vëllai i banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogerti, ka reaguar sot përmes një lidhjeje direkte me emisionin “Shqipëria Live” lidhur me deklaratat...

Trump: “Nuk na nevojiten aleatët e NATO-s kundër Iranit”

0
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në një deklaratë të publikuar në rrjetin social Truth Social, tha se nuk e çudit që shumica e vendeve anëtare...