10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Opozitë do të thotë sakrificë”/ Berisha: “Do ta përcjellim në koshin e drejtësisë Edi Ramën dhe suitën e tij”

Nga Gjirokastra, Sali Berisha ka inkurajuar demokratët që ta vazhdojnë betejën për largimin nga pushteti të Edi Ramës dhe PS. Ai tha se Ramën ‘do ta përcjellin në koshin e drejtësisë”, ndërsa u bëri thirrje që të mos dekurajohen dhe ta vazhdojnë betejën.

“Do ta përcjellim në koshin e drejtësisë Edi Ramën dhe suitën e tij. Ndaj propozoj ta vazhdojmë këtë betejë. Opozitë do të thotë sakrificë. Nuk duhet të dekurajoheni. Ju ftoj të bëjmë gjithçka, që këta kandidatë, që i keni zgjedhur me votën e lirë, me vullnetin tuaj, i keni zgjedhur në mënyrën më demokratike, këta kandidatë që na bëjë krenarë sepse janë kandidatët e lirisë, të bëjmë gjithçka për fitoren e tyre.

Këta e meritojnë fitoren dhe këta do fitojnë. Zgjedhjet, votat janë shtyllë kryesore e revolucionit tonë. Ata që mendojnë se revolucioni është vetëm përleshje, nuk kanë koncept nga revolucioni demokratik. Nuk heqim dorë nga zgjedhjet. Forca jonë do e dërrmojë këtë regjim.
Por do ndjekim çdo procedurë kushtetuese. Nuk dalim ne jashtë zgjedhjeve, ne do fitojmë bashkitë! Edi Ramës do ia ngushtojmë lakun në fyt, ashtu siç e meriton!”, tha Berisha.

“Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën. Fuqia e tyre korruptive është dëshmuar më e jashtëzakonshmja që mund të ketë kush. Edi Rama rekruton me korrupsion, kryezbuluesin e SHBA, ua fut në thes dhe e angazhon kundër opozitës. E angazhon me këshiltarin e tij më personal, Dorian Duçkën dhe Agron Nezën. Për t’i vendosur gjoba biznesmenëve, që shkojnë deri në 30 milionë euro, të tjerët thonë deri në 50 milionë euro. Duke u thënë se do u heq nga blacklistimi. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik. Pasojat i paguan çdo shqiptar i ndershëm. Ndaj dhe ky zhvillim dhe kjo situatë e ka jetike revolucionin.
Me revolucion ne përmbysëm monizmin që bazohej në doktrinën marksiste, me revolucion do përmbysim monizmin që bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen. Me revolucion paqësor përmbysën monizmin e armatosur gjer në dhëmbë. Me revolucion paqësor do përmbysim monizmin e bazuar në krimin, vjedhjen dhe drogën”, tha po ashtu kreu i PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...