10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Organizata terroriste FETO/ Presidenti Erdogan: “E shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë, sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare”

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë vendosi si parakusht të vëllazërisë shqiptaro-turke, atë që ai e konsideron si organizata terroriste FETO.

Erdogan kërkoi nga autoritetet shqipatre që të veprojnë sa më shpejt dhe të marrin masa ndaj kësaj organizate që ideoi grushtin e shtetit në Turqi. Ai tha se kjo çështje duhet të zgjidhet deri në vizitën e tij të ardhshme në Shqipëri.

Erdogan u shpreh se Shqipëria duhet ta luftojë këtë organizatë, të marrë masa që të mos ketë fatin e Turqisë e mos errësohen marrëdhëniet vëllazërore.

“Anëtarët e kësaj organizate pas 5 vitesh nga grushti i shtetit vijojnë të jenë në Shqipëri, në fushën e biznesit, në fushën e arsimit dhe në fusha të tjera. Çështjen e FETO-s ne e shohim si një parakusht të vëllazërisë tonë. Ndaj nuk duhet të keni asnjë lloj dyshimi se ata me të ardhur koha do të tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Sa më shpejt duhet të shpëtoni nga kjo strukturë helmuese dhe tinëzare.

Nëse nuk veproni në kohë, tentativa si në Turqi mund të përsëriten dhe në vendin tuaj. Ne si shtet kemi paguar një kosto shumë të rëndë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme kundër FETO-s dhe shpresoj që kjo çështje të ketë marrë fund në vizitën time të ardhshme në Shqipëri”, tha Erdogan.

Erdogan po ashtu bëri me dije se do të vendosë në dispozicion edhe vaksinën Turcovax.

“Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që kemi shumë shpejt edhe vaksinën Turkvax jemi në dispozicion ta ofrorjmë. Paralel me këtë vjet ndërtuam në kohë rekord spitalin e Fierit dhe sot inaguruam banesat në Laç. Shpresoj që këto që ne kemi bërë i kanë mbyllur sado pak plagët e shqiptarëve. Edhe shqiptarët do të kenë parasysh ndjeshmërinë e Turqisë, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...