12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Organizoi vrasjen e Devi Kasmit 4 vite me parë, dënohet me burgim të përjetshëm greku i përfshirë

Sipas dosjes hetimore, Aurel Hoxhallari dyshohet se është personi që organizoi vrasjen e Devi Kasmit, rreth 4 vite më parë. Sipas dosjes hetimore, Aurel Hoxhallari, shtetasi grek dhe Elton Halipaj, kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.

Më tej, prokuroria pretendon se plani për vrasjen është përgatitur disa muaj para se të kryhej, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njihej me Efthymious Efthymiu prej vitesh. Hoxhallari është takuar disa ditë para ngjarjes me Efthymiu-n dhe një tjetër shtetas grek, i cili është larguar nga Shqipëria para se të ndodhte vrasja. Pas disa ditësh vëzhgim të lëvizjeve të viktimës, Devi Kasmi, mbrëmjen e 29 janarit të vitit 2018, sipas prokurorisë, Efthymious Efthymiu, i ka bërë pritë Kasmit poshtë banesës së tij duke e qëlluar me armë zjarri dhe lënë të vdekur në vend. Sipas dosjes, ka qenë një furgon i bardhë, i cili ka marrë vrasësin pas atentatit dhe ky furgon është blerë nga Halipaj.

Sipas dëshmive, rezulton se ekzekutori ka qenë një person i vetëm në momentin kur u qëllua Kasmi dhe u largua me motor. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar atentatorin me motor, që merret nga disa persona, disa metra më larg, përmes një furgoni tip “Benz”, ngjyrë e bardhë. Kamerat kanë fiksuar edhe targën e furgonit.
Prokurorët kanë mundur të identifikojnë më pas edhe pronarin e tij, që është një shtetas nga Fushë-Kruja. Ky i fundit është marrë në pyetje dhe ka deklaruar se e ka shitur furgonin për 4200 euro.

Ai ka treguar se shitja është bërë te një notere, më 17 janar dhe personat që e kanë kontaktuar, kanë qenë Elton Halipaj dhe Malvin Dinellari. Kjo ka qenë përcaktuese për hetuesit, për të zbuluar grupin dhe shtëpinë e Aurel Hoxhallarit, i cili dyshohet si organizator i atentatit, por që është ende në kërkim. Sipas tij, blerësi komunikonte me dikë tjetër në telefon për çmimin dhe në fund ranë dakord për ta kryer blerjen e furgonit kundrejt 4200 eurove. Nga dëshmia e pronarit të furgonit, rezulton se personi që ai ka takuar, ka qenë Elton Halipaj.

SPAK-u kërkoi burg për jetë për ekzekutorin e Kasmit, 35 vjet për bashkëpunëtorin.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e njohur ndryshe si SPAK, ka dhënë dje pretencën ndaj ish-efektivit grek Ethimious Efthimiou dhe Elton Halipajt, të akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, në janar të 2018, në Tiranë.

SPAK-u kërkoi shpalljen fajtor dhe dënimin me burgim të përjetshëm të grekut, si dhe dënimin me 35 vite burg për Elton Halipajn. Në pretencën e dhënë mesditën e djeshme, SPAK-u i kërkoi gjykatës që ish-anëtarin e forcave speciale greke ta shpallë fajtor për 6 vepra penale, mes të cilave “Vrasje me paramendim për interes”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit kriminal, për armëmbajtje, prodhim droge e “Grup i strukturuar kriminal”. Procesi ndaj ish efektivit grek dhe Halipajt ndodhet në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes.

Seanca është caktuar të zhvillohet këtë të premte, në orën 10:00.

Në këtë seancë, pasi të japë konkluzionet mbrojtja, togat e zeza të GJKKO-së do të vendosin nëse do ta pranojnë apo jo kërkesën e prokurorisë për dënimin e Ethimious Efthimiou-t dhe Elton Halipajt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...