8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Ortodoksët kryejnë ritin e hedhjes së kryqit në ujë! Në Durrës fiton 16-vjeçari

6 Janari simbolizon ditën e shenjtë të Ujit të Bekuar që përcillet çdo vit si një festë e madhe për të gjithë besimtarët e krishterë. Ceremonia u zhvillua këtë të premte në Berat, Sarandë, Durrës, Fier, Përmet, Gjirokastër, Vlorë, Lushnjes

Sarandë, besimtarët ishin në meshën në Kishë e Shën Harallambit dhe më pas iu drejtuan shëtitores ndërsa u hodh kryqi në bregdet. Sipas zakonit, të rinjtë sfiduan të ftohtin dhe u hodhën në ujë, me qëllim kapjen e kryqit. 22 vjeçari  Andrea Baruta ishte i riu që arrit të kapte kryqin në ujë. “Shëndet dhe vit të mbarë të kemi të gjithë”, tha i riu.

 

Në Berat, ishin 7 të rinj që u hodhën në ujërat e akullta të Osumit. Kryqi u kap nga 22-vjeçari Vasil Tapia, i cili uroi besimtarët. I riu Vasil Tapija shprehet se është viti i katërt që hidhet në lum për kryqin dhe hera e parë që e kap. Ai shprehet se ndihet i lumtur dhe uron të gjithë besimtarët në këtë ditë të bekuar.

Në Durrës, ceremonia u zhvillua në portin detar në kalatën nr.4. Disa të rinj u hodhën në ujë, por kryqin e kapi 16-vjeçari Vasil Aleksi.

“Më ndihmoi Zoti të kapja kryqin. Ja dedikoj xhaxhait tim që është larguar nga kjo jetë. Uroj një vit sa më të mbarë”, tha i riu.

Disa besimtarë ortodokse në Përmet i janë bashkuar ceremonisë së mbajtur në brigjet e lumit Vjosa nga at Ilia Tyto. Ishte 18-vjeçari Ari Koxhaku, i cili arriti të kapte kryqin që u hodh në lumë.

Edhe në qytetin e Fierit është festuar dita e ujit të bekuar. Besimtarët i janë drejtuar shatërvanit në sheshin Europa, sic do vit u ndoq hedhja e kryqit në ujë që u nxorr nga 15-vjecari Anghelo Davidi.

Në Vlorë katër te rinj jane hedhur në det për të sfiduar veten dhe temperaturat e ulta për gjetjen e kryqit të shenjtë. Athanas Davidhi, 19 vjec ka qenë personi i cili ka arritur të kapë kryqin në ujërat e ftohta të detit. Ai uroi të gjithë besimtarët që festojnë këtë ditë të shenjtë. Nuk ka munguar urimi edhe nga prifti i kishës së “Shën Theodorit” në Vlorë. At Konstandin Prifti uka bërë thirrje besimtarve për të qënë më të shumtë në numër në ceremoni të tilla.

Edhe në Gjirokastër është hedhur kryqi në ditën e ujit të bekuar. Rituali është kryer në ujërat e lumit Drino, ku i riu Enea Kondo u fut për të kapur kryqin.

Në Lushnje, tre djem u hodhën në ujë për të kapur kryqin e bekuar. Për të katërtin vit radhazi, ishte Ornel Bushi që e kapi në ujërat e lumit Seman.

Çfarë është dita e Ujit të Bekuar? Ne moshën 30 vjeçare, Krishti, Biri dhe Fjala e Perëndisë, u shfaq mbi ujërat e lumit Jordan, që të pagëzohet nga Joani Pararendësi dhe Pagëzor. Dhe Jezusi, sapo u pagëzua, qiejtë u hapën, dhe një zë nga qielli tha: “Ky është Biri im i dashur, në të cilin jam kënaqur” shkruhet në ungjill. Dhe këtu e ka zanafillën besimi se uji i bekuar është mjet pastrimi i shpirtit të mëkatarit ndaj dhe  çdo datë 6 janar besimtarët ortodokse bëhen pjesë e ritualit të Ditës së Ujit të Bekuar. Në këtë ditë të shenjtë, uji bëhet ikona e hirit të padukshëm të Perëndisë, që me anë të ujit dhe të Shpirtit i rilind, i pastron, i shenjtëron dhe i ndriçon njerëzit besimtarë në Krishtin.

Për besimtarët e krishterë, dita e 6 Janarit simbolizon jo vetëm ditën e pagëzimit të Jezu Krishtit, por edhe pastrimin e të gjitha ujërave të ndotur në mbarë botën, duke lajmëruar faljen e mëkateve dhe mëshirën e Perëndisë. Pas ceremonisë, besimtarët e krishterë i drejtohen Kishës për të mbushur bidona me ujë të bekuar, të cilin e marrin në shtëpi dhe e mbajnë për gjithë vitin, pasi ky ujë për ta shërben për të shëruar shpirtrat dhe trupin dhe pihet sa herë që ata janë të sëmurë.Në përditësim..

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...