8.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

“Ose do paguash lekët, ose do bësh ngjarje për mua” – Dosja e oficerit Edison Pema zbulon rrjet policësh të përfshirë në baste të paligjshme

Një hetim penal i nisur pas arrestimit të oficerit të policisë Edison Pema në Elbasan ka çuar në zbulimin e një rrjeti më të gjerë, ku rezultojnë të përfshirë 5 punonjës të tjerë policie dhe 1 qytetar, të dyshuar për aktivitet të paligjshëm të basteve sportive dhe shpërdorim detyre.

Edison Pema u arrestua në qershor të vitit 2025, pasi sipas hetimeve ai i kishte kërkuar në formë gjobe 10 mijë euro një shtetasi nga Kosova me inicialet E.S.. Sipas dosjes hetimore, qytetari kosovar nuk kishte mundur të siguronte shumën e kërkuar, ndërsa gjatë një takimi mes tyre, oficeri i policisë e kishte kërcënuar rëndë.

Në dosje përmendet se Pema i kishte vendosur pistoletën e shërbimit në brez dhe e kishte kërcënuar duke i thënë:
“…ose do paguash lekët, ose do bësh ngjarje për mua…ose unë do të vras, do të fus plumbin…”.

Gazetari Elton Qyno raporton se Edison Pema ndodhet aktualisht në burg, ndërsa nga analiza e telefonit të tij dhe përgjimet telefonike ka dalë në dritë një çështje e dytë penale. Në këtë dosje të re rezulton se disa punonjës policie janë të përfshirë në organizim të basteve sportive, lojëra fati, lloto të paligjshme, si dhe në shpërdorim detyre.

Si pasojë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit kanë ndërmarrë 5 masa sigurimi ndaj punonjësve të policisë dhe 1 masë sigurimi ndaj një qytetari.

Personat ndaj të cilëve janë marrë masa sigurimi janë:
• Denis Sinani, shef i krimeve në Komisariatin e Devollit
• Ersit Dogra, trupë shërbimi operacional pranë Seksionit Special të Ndërhyrjes Taktike, njësia speciale RENEA
• Enea Kapllani, ndihmës specialist në Postën Kufitare Morinë
• Aldi Molla, përgjegjës turni pranë Stacionit Policor Morinë
• Gezim Beqiraj, ndihmës specialist dhe kontrollor në Pikën Kufitare Morinë
• Ilir Tafaj, qytetari që dyshohet se administronte lloton e paligjshme në Elbasan

Hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht aktivitetin kriminal dhe për të përcaktuar shkallën e përgjegjësisë penale për secilin prej të dyshuarve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...