12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Pa forcë paqeruajtëse, marrëveshja e Trump për Gazën është në telashe” – Bloomberg

Sipas një artikulli të prestigjiozes Bloomberg, marrëveshja e paqes prej 20 pikash që presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ndërmjetësoi për Gazën rreth 10 ditë më parë, duket se është tashmë në vështirësi.

Michael Champion, autori i artikullit, nënvizon se pa një forcë paqeruajtëse të suksesshme, ndalimi i luftimeve do të jetë shumë i vështirë. Ai citon modelin e Kosovës, ku KFOR vijon misionin paqeruajtës prej dekadash, si shembull për t’u ndjekur.

“As Hamasi dhe as Izraeli nuk ishin të kënaqur me marrëveshjen që u detyruan të nënshkruanin, dhe tashmë militantët e Hamasit kanë dalë nga strehimet për të ekzekutuar rivalët palestinezë dhe për të rivendosur kontrollin në zonat nga të cilat forcat izraelite u tërhoqën,” shkruan Champion. Sipas tij, Izraeli thotë se Hamasi po ngrit pritë ndaj trupave të tij, ndërsa Hamasi akuzon Izraelin për bombardime të vazhdueshme.

Bloomberg thekson se struktura e planit 20-pikësh u bazua pjesërisht në një propozim nga ish-kryeministri britanik Tony Blair, ngjashëm me mënyrën sesi ai kishte ndërtuar KFOR-in në Kosovë pas 78 ditësh bombardimesh të Serbisë. Modeli i KFOR-it ka treguar se mbushja e boshllëkut të sigurisë menjëherë është kyçe për suksesin e çdo marrëveshjeje paqeruajtëse.

“Për Gazën, mësimi është i qartë: boshllëku i sigurisë duhet të mbushet menjëherë, përndryshe çdo marrëveshje paqeje është e dënuar të dështojë,” përfundon artikulli, duke nënvizuar nevojën e një forcë paqeruajtëse ndërkombëtare, e udhëhequr nga vendet myslimane si Egjipti, Azerbajxhani dhe Indonezia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...