5.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Paketa e re fiskale mund të krijojë probleme serioze për procesin e menaxhimit të kredive, Sejko kërkon rishikim të projektligjit

Duke shprehur qëndrimet e Bankës së Shqipërisë për projektbuxhetin 2023, Guvernatori Gent Sejko nënvizoi së fundmi edhe një çështje të lidhur me paketën fiskale dhe që mund të krijojë probleme serioze për procesin e menaxhimit të kredive me probleme të sektorit bankar.

“Banka e Shqipërisë kërkon rishikimin e një ndryshimi të propozuar në projektligjin “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, ndryshim i cili synon të revokojë përmirësimet e bëra në legjislacionin tatimor për trajtimin kontabël të kredive të humbura dhe për përfshirjen e tyre në listën e shpenzimeve të zbritshme. Këto përmirësime ishin një element i rëndësishëm i Strategjisë Kombëtare për Reduktimin e Kredive me Probleme, strategji e cila u miratua nga Qeveria Shqiptare dhe Banka e Shqipërisë në vitin 2015. Kjo strategji ishte thelbësore për reduktimin e ndjeshëm të nivelit të kredive me probleme në sektorin bankar dhe për ruajtjen e këtyre kredive në nivele të ulëta në të ardhmen,” tha Sejko.

Aktualisht, ligji “Për tatimin mbi të ardhurat”, në nenin 24 parashikon disa dispozita në veçanta për njohjen si shpenzime të zbritshme të kredive të humbura të institucioneve financiare.

Në rastin e bankave dhe subjekteve financiare jobanka, në përcaktimin e fitimit të tatueshëm, fshirja e borxhit të keq, lidhur me procesin e kredidhënies, njihet si shpenzim i zbritshëm me plotësimin e afatit 365 ditë pas depozitimit të kërkesës për fillimin e procedimit të ekzekutimit të detyrueshëm te përmbaruesi, në rast se kredia është e siguruar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme dhe 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhrit të ekzekutimit, në rast se kredia nuk është e garantuar me pasuri të luajtshme ose të paluajtshme. Në rast se pasuria e luajtshme ose e paluajtshme që siguron kredinë, ekzekutohet para afateve të mësipërme, provigjionet e mëparshme bankare, të njohura si shpenzime të zbritshme, vazhdojnë të njihen si të tilla.

Në projektligjin e ri të propozuar nga Qeveria në Kuvendin e Shqipërisë, këto dispozita specifika janë hequr nga përmbajtja. Neni 31 i projektligjit shprehet se zbritja e plotë e borxhit të keq lejohet nëse kushtet e mëposhtme përmbushen në të njëjtën kohë: borxhi i keq hiqet nga kontabiliteti i entitetit; janë ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për të mbledhur borxhin dhe provigjionet e krijuara neni duhet t’i shtohen fitimit të tatueshëm.

Në konsultimet me sektorin bankar, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) janë shprehur se ndryshimet e miratuara në vitin 2014 kishin si qëllim lehtësimin e uljes së kredive me probleme. Sipas tyre, tani që raporti i kreidve me probleme është ulur në nivele më normale, ndryshimet e vitit 2014 duhet të shfuqizohen.

Por, ekspertë të sektorit bankar shprehen se ndryshimet ligjore që propozuara nga Qeveria në këtë rast do të rikthenin situatën e para vitit 2015, për sa i takon fshirjes së kredive nga bilancet. Praktikisht, me ndryshimet e propozuara, kreditë e fshira nuk do të njihen më automtiksiht si shpenzime të zbritshme dhe bankat do të tatohen për vlerën e tyre. Kjo do të bënte që bankat të mos e aplikonin më praktikën e konsoliduar prej shtatë vitesh për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura, sipas përcaktimeve rregullatore plotësuese të Bankës së Shqipërisë.

Sipas burimeve, edhe në korrespondencën jo publike me MFE, Banka e Shqipërisë ka kundërshtuar prerazi ndryshimet e propozuara në ligj. Megjithatë, Qeveria nuk i ka marrë parasysh kundërshtimet e Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare dhe e ka dërguar projektligjin në Kuvend me të njëjtat propozime.

Fshirja e kredive të humbura të sektorit bankar nisi në përmasa të mëdha në vitin 2015, kur hyri në fuqi detyrimi i vendosur nga Banka e Shqipërisë për të nxjerrë jashtë bilanceve kreditë e klasifikuara si të humbura prej më shumë se tre vjetësh. Fshirjet dhanë një ndikim shumë të rëndësishëm në uljen graduale të raportit të kredive me probleme të sektorit bankar, që në atë periudhë kishte arritur në kufijtë e 25%. Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë në vitin 2020 vendosi shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura në dy vjet, nga tre vjet që kishte qenë më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...