10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Pallati Buckingham do të hap ekspozitë historike të garderobës së Mbretëreshës Elizabeth II

Pallati Buckingham do të presë vitin e ardhshëm një ekspozitë të veçantë, e cila do të nxjerrë në pah gardërobën ikonike të Mbretëreshës Elizabeth II, pas 70 viteve të saj në fron.

Ekspozita, e titulluar “Queen Elizabeth II: Her Life in Style”, do të shfaqë rreth 200 veshje, gjysma e të cilave nuk janë ekspozuar kurrë më parë. Përveç rrobave, do të përfshihen edhe skica dhe shënime nga stilistët dhe vetë Mbretëresha.

Stilistët britanikë Erdem Moralioglu, Richard Quinn dhe Christopher Kane do të kontribuojnë në këtë ekspozitë, që do të hapet në Galerinë e Mbretit në Pallatin Buckingham në prill 2026.

Mes veshjeve të ekspozuara do të jenë:
• Fustani i kurorëzimit dhe ai i dasmës, të dizajnuar nga Norman Hartnell;
• Fustani i mbretëreshës në darkën shtetërore në Uashington, 1957, për presidentin Dwight D. Eisenhower;
• Veshje hipizmi, shallë karakteristikë dhe një pelerinë transparente plastike nga Hardy Amies, një dizajn “jashtëzakonisht modern për kohën”.

Kuratorja Caroline de Guitaut e përshkruan garderobën si “një leksion mjeshtëror në simbolizëm, prerje dhe mjeshtëri britanike”, ndërsa stilistët theksojnë ndikimin e saj të madh në modën britanike dhe në promovimin e kulturës së vendit në botë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 10 prilli deri më 18 tetor 2026, ndërsa biletat do të dalin në shitje sot.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...