0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Pamjet e sotme janë rezultat i veprimeve të Edi Ramës”, Dhurata Çupi paralemëron për tensionet në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka paralajmëruar se skenat e sotme të tensionit në Parlament do të vazhdojnë të përsëriten në çdo seancë në të ardhmen. Ajo theksoi se ngjarjet e sotme janë një përgjigje e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi për shkelje të Kushtetutës dhe për “shkëputje” të Shqipërisë.

“Pamjet e sotme janë rezultat i veprimeve të Edi Ramës, i cili ka djegur Kushtetutën dhe ka shitur Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj normaliteti me Edi Ramën si kryeministër. Do të na ketë përballë; këtë pamje do ta shikoni çdo të hënë dhe çdo të enjte”, u shpreh Çupi.

Kjo deklaratë vjen pas incidentesh të dhunshme në Kuvend, të cilat pasqyrojnë përshkallëzimin e tensioneve midis opozitës dhe mazhorancës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT