15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Panairi i Librit 2021/ Veliaj i jep çmimin e autorit më të mirë shkrimtarit Virgjil Muçi

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ka dhënë çmimin si autori më i mirë shqiptar i vitit 2021 shkrimtarit Virgjil Muçi me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”.

I pranishëm në ceremoninë e dhënies së çmimeve në “Panairin e Librit “Tirana 2021” kryebashkiaku Veliaj u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuuar në ngritjen në piedestalin e merituar të librit dhe letërsisë.

“Shumë faleminderit të gjithë atyre që janë investuar në një nga industritë më sfiduese, industria e librit, e përkthimit, dijes, e gjërave të mençura dhe gjërave të bukura. Në një kontekst si yni është realisht një nga sfidat më të mëdha. Përtej këtij momenti, që është momenti më kulmor duke qenë që jemi në mes të panairit dhe e gjithë vëmendja është për ta, ajo që do vlerësoja është që për të gjithë ata që janë të përkushtuar në këtë kauzë do doja ta kishim çdo ditë të vitit me të njëjtin zell dhe pasion.

“Është e vërtetë që ne jemi për herë të dytë sponsorë gjeneralë të Panairit. Nuk është sekret, unë dhe Petriti kemi pasur një debat të gjatë në vitet e mia të para në Bashki, sepse në mendimin tim nuk do duhej që bota letrare të ishte mimikë, apo imitim i botës politike dhe më vjen mirë që për 2 vite kemi pasur një unifikim të këtij komuniteti, siç i ka hije. Jam shumë krenar për këtë. Do të vazhdojmë vitin tjetër, sigurisht edhe me një buxhet më të madh. Çdo vit kemi ardhur në rritje, kështu që dua që vitin tjetër duke qenë se Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë të kemi dhe një edicion të veçantë për letrarët e rinj dhe një premium për të vlerësuar më të mirin” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se vëmendja e Bashkisë së Tiranës kundrejt librit me shtimin e modernizimin e bibliotekave ka bërë që të rritet dhe interesi kryesisht i të rinjve drejt tyre.

 “Në 6 vitet e fundit ne shkuam nga 0 në 9 biblioteka komunitare, nga Moikom Zeqo tek Pazari i Ri, Musine Kokalari tek shkolla “Vasil Shanto”, Petro Zheji tek Njësia 9, etj. Por përsëri nuk mjafton, ndaj do doja që të na jepnit rekomandime ku mund të ishin 9 biblioteka të tjera. Sot i kemi mundësitë. Qyteti financiarisht është pak më i fortë seç e gjetëm, kështu që do të doja këtë partneritet dhe do e prisja nga ju. Sot ne kemi futur edhe kurse të teknologjisë, edhe të kompjuterëve, pra udhëtimi për në bibliotekë të mos jetë vetëm vajtja në një magazinë libri, por edhe një hapësirë për të mësuar edhe disa aftësi të tjera për shekullin ku jetojmë,” deklaroi Veliaj.

Ndërkohë për çmimin e përkthimit më të mirë për këtë vit triumfatore u shpall Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor i rëndësishëm i letërsisë spanjolle që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...