Pandemia Covid-19 i rriti kostot spitalore për ditë qëndrimi deri në 90% për qind gjatë vitit 2020, sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH).
Rritja erdhi për shkak të shtrimeve të ulëta në spitale, ku për rrjedhojë i njëjti numër mjekësh dhe infermieresh trajtuan më pak pacientë në vitin 2020, në raport me vitin 2019.
Pandemia përqendroi aktivitetin e shëndetësisë në trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që kërkesa për shërbime e patologjive të tjera shënoi rënie të dukshme për shkak të masave kufizuese.
Sipas të dhënave zyrtare nga FSDKSH. kosto mesatare për ditë qëndrimi në spitalet në nivel Rajonal ishtë 16.8 mijë lekë në vitin 2020, nga 11,3 mijë lekë që ishte me 2019 me një rritje më shumë se 50%.
Kosto mesatare për Ditë qëndrimi në spitalet nivel Bashkiak është 18.4 mijë lekë., nga 10,7 mijë lekë që ishte me 2019 me një rritje gati 80%.
Kosto mesatare për Ditë qëndrimi në 3 spitalet nivel Universitar është 21.5 mijë nga 12 mijë lekë që ishte me 2019 me një rritje mbi 90%
Në spitalet rajonale në vitin 2020 kosto mesatare për ditë qëndrimi është më e lartë për Spitalin Vlorë me 33.2 mijë lekë, pasi numri i ditëve të shtrimit në spital, është më i ulët krahasuar me spitalet e tjera rajonale.
Kosto mesatare 9.6 mijë lekë për ditë qëndrimi është më e ulëta në Spitalin Rajonal Dibër, pasi Spitali Rajonal Dibër ka numrin më të lartë të ditë qëndrimeve krahasuar me spitalet e tjera rajonale.
Në spitalet bashkiake, në vitin 2020, kosto mesatare për ditë qëndrim është më e lartë në Spitalin Peqin me 315 mijë lekë dhe kosto më e ulët është në Spitalin Lushnjë me 9 mijë lekë.
Kjo shpjegohet pasi shpenzimet direkte dhe indirekte në spitalin Peqin, zënë një peshë specifike të konsiderueshme në totalin e shpenzimeve faktike dhe kemi numër të ulët të ditë qëndrimeve të pacientëve në spital.
Për vitin 2020 numri i shtrimeve për të gjithë spitalet e kontraktuara është 218,408 pacientë. Numri i shtrimeve sipas spitaleve rezultoi: për Spitalet Rajonale 68,480 pacientë, për Spitalet Universitare 126,986 pacientë dhe për Spitalet Bashkiake 22,942 pacientë.
Nga spitalet universitare vihet re se QSUT ka numrin më të lartë të shtrimeve me 88,519 pacientë.
/Monitor