11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Panetonia është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjes, ja receta si ta bëni në shtëpitë tuaja

Panetonia është ëmbëlsira më e preferuar e Krishtlindjes. Por cila është origjina e saj?

Panetone lindi në Milano dhe origjina e saj daton nga shekulli i XIV. Panetone tradicionale e Milanos është ajo e gjata, por ekziston edhe varianti i shkurtër dhe i gjerë, i cili është përhapur më së shumti në Piemonte.

Panetone tipike e traditës milaneze, e cila konsiston në gatimin e saj me dorë, është një produkt furre, me përbërës natyralë. Ajo gatuhet me ujë, miell, gjalpë, vezë (ose vetëm të verdhat e vezëve), por mund të shtohen edhe copa të prera të frutave të freskëta, lëkurë portokalli ose qitroje.

Më poshtë po sjellim recetën, se si ta përgatisni vetë në shtëpi:

1 kg fruta të thata të përziera si rrush, qershi, portokall, kumbull, kajsi, mollë etj

1 gotë lëng portokalli

1 gotë lëng limoni

150 ml konjak ose rum

250 gr gjalp i shkrirë

200 gr sheqer ngjyrë kafe (ose të bardhë)

175 gr miell

100 gr bajame të prera në feta të holla

½ lugë pluhur pjekje

1 lugë kanellë 1 majë luge karafil pluhur

4 vezë të mëdha

1 lugë ekstrakt vanilje

Në një tigan me zjarr të ngadaltë hidhni konjakun ose rumin, gjalpin, frutat e thata dhe sheqerin, lërini të ziejnë për 5 minuta. Më pas hidheni masën e krijuar në një tas të madh dhe lëreni të ftohet në temperaturën e ambientit për 30 minuta. Pasi masa të jetë ftohur hidhni me ngadalë miellin, pluhurin e pjekjes, lëngun e limonit, lëngun e portokallit, kanellën, karafinin, vaniljen dhe vezët, të gjithë përbërësit përziejni sëbashku derisa të formohet një miell i butë dhe elastik. Merrni një enë të rrumbullakët në formën e kekut dhe lyejeni me gjalp dhe hidheni brumin. Sipër brumit shtoni bajamet e prera në feta të holla. Futeni panetonen të piqet për 25 minuta në furrë, me temperaturën 180 gradë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT