13.5 C
Tiranë
Thursday, March 12, 2026
spot_img

Panik në zonën e Celle-s në Livorno: Sherr mes shqiptaëve dhe marokinëve përfundon me armë dhe thikë

Një sherr mes katër të rinjve tronditi mbrëmjen e së premtes lagjen Celle në Livorno, Itali. Konflikti, që nisi si debat, u përshkallëzua shpejt në dhunë, duke shkaktuar panik te banorët.

Dy të rinj shqiptarë, rreth 20 vjeç, u përplasën me dy bashkëmoshatar me origjinë marokene. Sipas hetimeve paraprake, njëri prej të rinjve marokenë nxori një armë me plumba plastike dhe qëlloi disa herë në ajër dhe drejt tokës për të frikësuar kundërshtarët, ndërsa shoku i tij përdori një thikë, duke gërvishtur shpatullën e njërit prej të rinjve shqiptarë.

I plagosuri u transportua menjëherë në spital dhe, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u largua në gjendje të mirë. Megjithatë, ai refuzoi të bëjë një kallëzim zyrtar.

Ngjarja, që ndodhi pranë banesave, u vërejt nga dëshmitarë të shumtë, të cilët raportuan zhurmat dhe të shtënat në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për sigurinë në lagje.

Policia mbërriti pas largimit të agresorëve dhe identifikoi dy të rinjtë marokenë në një park të afërt. Njëri prej tyre, i cili përdori armën, përballet tashmë me akuza për kanosje të rënduar dhe mbajtje të armëve pa leje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Mazhoranca rrëzon kërkesën e SPAK, opozita bllokon foltoren dhe Rama largohet me urgjencë

0
Me 47 vota “pro” dhe 82 kundër, Kuvendi i Shqipërisë vendosi sot rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit...

Diplomatët ndërkombëtarë “bojkotojnë” seancën për imunitetin e Ballukut, lozhat e Kuvendit bosh

0
Në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, përfaqësuesit...

“Dorëheqje, o derëzinj!” – Opozita mbush Kuvendin me pankarta, nis seanca për imunitetin e...

0
Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku pritet të votohet për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për heqjen e imunitetit të...

“Kuvendi duhet të japë autorizimin” – Bylykbashi kërkon votë pro heqjes së imunitetit të...

0
Në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, anëtari i Këshillit të Mandateve, Oerd Bylykbashi, ka lexuar raportin e hartuar nga...

“Hiqni imunitetin e Ballukut” – Protestuesit mblidhen para Kuvendit gjatë seancës për çështjen e...

0
Paralelisht me seancën plenare të kësaj të enjteje, më 12 mars, ku priten debate të forta politike për çështjen e imunitetit të deputetes së...