10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Papa Françesku shfaqet me karrocë me rrota në Ditën e Jubileut të të Sëmurëve: Mesazh ngushëllimi dhe mbështetje për punonjësit e shëndetësisë

Në një skenë prekëse në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku u shfaq sot me një karrocë me rrota për të përshëndetur besimtarët e mbledhur me brohoritje dhe duartrokitje në Ditën e Jubileut të të Sëmurëve dhe Botës së Shëndetësisë. Pavarësisht moshës 88-vjeçare dhe vështirësive fizike, Ati i Shenjtë dëshmoi edhe njëherë përkushtimin e tij ndaj njerëzve në nevojë, duke i dhënë kësaj dite një dimension edhe më të thellë shpirtëror dhe njerëzor.

“Në ditën e jubileut të të sëmurëve dhe botës së shëndetësisë, i lutem Zotit që kjo prekje e dashurisë së tij të arrijë tek ata që vuajnë dhe të inkurajojë ata që kujdesen për ta,” tha Papa, duke ngritur duart drejt turmës me përulësi dhe dashuri.

Në fjalën e tij, ai nuk harroi asheronjtë e heshtur të kujdesit shëndetësor — mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë — të cilët shpesh përballen me sfida të mëdha, kushte të vështira pune dhe herë pas here, edhe me forma të dhunës.

Lutem edhe për mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët jo gjithmonë ndihmohen të punojnë në kushte adekuate dhe ndonjëherë janë edhe viktima të agresionit,” theksoi Papa, duke sjellë në vëmendje vështirësitë që shoqërojnë shpesh sistemet shëndetësore në mbarë botën.

Prania e Papës në këtë ditë të veçantë, edhe pse me ndihmën e një karroce, u përjetua si një akt guximi dhe frymëzimi për miliona njerëz që përballen me sëmundje dhe vuajtje çdo ditë. Mesazhi i tij u prit me emocione të forta, duke risjellë në qendër të vëmendjes rëndësinë e kujdesit, solidaritetit dhe përkushtimit ndaj të sëmurëve dhe atyre që i shërbejnë atyre me përkushtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...