15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Papa Leoni XIV priti në audiencë përfaqësuesit e feve botërore, Kryegjyshi Edmond Brahimaj pjesëmarrës

Vatikan – Ati i Shenjtë Papa Leoni XIV mbajti të hënën një audiencë historike me përfaqësues të Kishave të ndryshme dhe komuniteteve të feve botërore, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe vëllazërimit ndërfetar. Në fjalën e tij, Papa nënvizoi se marrëdhëniet ndërmjet Kishës Katolike dhe myslimanëve karakterizohen nga një përkushtim në rritje për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, duke vlerësuar besimin e përbashkët në Zotin e vetëm.

“Ky qëndrim i bazuar në respektin dhe lirinë e ndërgjegjes përfaqëson një themel të patundur për ndërtimin e urave ndërmjet bashkësive tona,” tha Papa Leoni XIV gjatë audiencës.

Në këtë takim me rëndësi ndërkombëtare mori pjesë edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili u prit personalisht nga Ati i Shenjtë. Përveç tij, në Vatikan ishin të pranishëm edhe delegacione të komuniteteve hebraike, myslimane, hinduiste, budiste, sikh, zoroastriane dhe xhainiste.

Kryegjyshi Brahimaj kremtoi në këtë ditë të veçantë edhe 66-vjetorin e lindjes, duke marrë urime nga të gjithë pjesëmarrësit në Vatikan.

Ceremonia u shoqërua me pjesëmarrjen e shumë figurave ekumenike dhe përfaqësuesve të feve të ndryshme, të cilët dje morën pjesë në Meshën e përurimit të Papnisë së Leonit XIV.

Ky event nënvizon përpjekjet e vazhdueshme për promovimin e paqes dhe dialogut ndërfetar në arenën ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...