15.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Paralajmërimi i fortë i Rusisë: “Evropa do të ‘zhduket’ në një apokalips bërthamor”

Rusia ka paralajmëruar se Evropa do të ‘zhduket’ në një apokalips bërthamor. Ky është më i fundit në valën e kërcënimeve të Kremlinit drejt botës Perëndimore, të cilët i kritikon për furnizimin e Ukrainës me raketa.

Këtë herë ka qenë Viacheslav Volodin, kreu i rajonit Duma që sulmoi pasi ish-ministri i Jashtëm i Polonisë Radoslav Sikorski tha se aleatët perëndimorë mund të dërgojnë më shumë armatime në Kievin e rrethuar prej disa muajsh.

Sikorski pretendoi se Vladimir Putin kishte shkelur Memorandumin e Budapestit mbi Garancitë e Sigurisë të vitit 1994, i cili justifikon dërgimin perëndimor të armëve bërthamore. Ai i tha kanalit ukrainas Espreso TV se furnizimet do t’i jepnin Ukrainës mundësinë për të mbrojtur pavarësinë e saj.

Në krahun tjetër, Volodin kritikoi vërejtjet, duke shkruar në Telegram sipas The Sun: “Me deputetë të tillë, evropianët do të kenë probleme shumë më serioze se ato me të cilat janë përballur tashmë sot (refugjatët, inflacioni rekord, kriza energjetike).

 

“Sikorski po provokon një konflikt bërthamor në qendër të Evropës. Ai nuk mendon as për të ardhmen e Ukrainës, as për të ardhmen e Polonisë. Në rast se sugjerimet e tij do të përmbushen, këto vende do të pushojnë së ekzistuari, ashtu si edhe Evropa. Sikorski dhe të ngjashmit me të janë arsyeja pse Ukraina jo vetëm që duhet të çlirohet nga ideologjia naziste, por edhe të çmilitarizohet, duke siguruar statusin e vendit pa armë bërthamore”, shtoi Volodin më tej.

 

Ndërkohë, Ukraina ka bërë thirrje për më shumë armatime, por Perëndimi ka hezituar mes paralajmërimeve ruse dhe luftës së ashpër në Donbas. “Vendit i nevojiten 1000 aviatorë, 500 tanke dhe 1000 dronë mes armëve të tjera të rënda”, tha të hënën këshilltari presidencial Mykhailo Podolyak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...