Këtë të dielë moti do të jetë i ngrohtë dhe me temperatura relativisht të larta për muajin ku ndodhemi.
Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak sot pritet afrimi gradual nga Evropa perëndimore e një qendre të thellë të presionit të ulët, e cila duke kaluar mbi Afrikën e veriut do të transportojë mbi Evropën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).
Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krijojë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.