Ditën e nesërme në vend do të ketë sërish mot me vranësira të dendura dhe shoqëruar me reshje shiu të vazhdueshme me intensitet mesatar dhe të lartë në zonën e veriut dhe atë të qendrës.
Në zonën e jugut reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët.
Reshjet me intensitet të lartë do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në Alpe dhe në majat e maleve në verilindje reshje bore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e hera herës mesatare 1-8m/s në bregdet shoqëruar me valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.