Ditën e sotme do të ketë sërish rritje të vlerave barike duke sjellë në territorin Shqiptar mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet motit në zonat malore ku më të dukshme vranësirat do të jenë në veri dhe verilindje të Shqipërisë.
Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit. Mbetet situata e motit të qëndrueshëm prezent edhe gjatë natës.