Vendi ynë, parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme, ndërsa masat ajrore që qarkullojnë janë relativisht të lagështa.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera –herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.






