Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme por nuk do të mungojnë edhe ditët me reshje shiu.
Në këtë mënyrë për ditën e Hënë atë të Martë dhe ditën e Enjte moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira kalimtare kryesisht në orët e para të ditës dhe mbrëmje.
Për ditën e Mërkurë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa ndërsa moti parashikohet me vranësira e alternime të herëpashershme kthjellimesh.