Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe vlera termike në rënie të ndjeshme për shkak të depërtimit të masave ajrore polare që kanë përfshirë jo vetëm vendin tonë por pjesën më të madhe të Europës. Si shkak i këtij depërtimi problematike do të bëhen ngricat e forta në akset rrugore.
Përjashtim bën dita e Hënë ku moti pritet të jetë me reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – herës mesatar në dy ekstremet veri- jug.