Moti për ditën e sotme do të jetë me intervale të gjata kthjellimesh deri pas mesdite kur pritet shfaqje e vranësirave si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendin.
Edhe gjatë pasdites moti vijon nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta por mundësia për reshje është thuajse zero.
Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante gjatë orëve të mëngjesit, por rënie me 2 gradë C pritet në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.