Problematike situata nga temperaturat ekstremisht të larta do të jenë në zonën midis Elbasanit deri poshtë në Berat ku termometri do të ngjitet serish në 43 gradë Celsius.
Orët e vona të mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare vetëm në zonat Verilindore dhe Juglindore. Temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 43°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugore – Jugperëndimore, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 – 3 ballë.